vep.praktike histori
VEPRIMTARI PRAKTIKE
Tema:Demokracia liberale ne ambientin tone shkollor, respektimi i te drejtave te njeriut
Lend:Histori
Punoi:Despina Kolefski
Pranoi:Laura Germenji
Klasa:VIIc
*Disa nga te drejtat themelore te njeriut
Tema:Demokracia liberale ne ambientin tone shkollor, respektimi i te drejtave te njeriut
Lend:Histori
Punoi:Despina Kolefski
Pranoi:Laura Germenji
Klasa:VIIc
*Disa nga te drejtat themelore te njeriut
- Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.
- Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.
- Të drejtat e liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara në Kushtetutë për shtetasit shqiptarë vlejnë njëlloj edhe për të huajt e për personat pa shtetësi në territorin e Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të rasteve kur Kushtetuta e lidh në mënyrë të posaçme me shtetësinë shqiptare ushtrimin e të drejtave e të lirive të caktuara.
- Të drejtat dhe liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara ne Kushtetutë vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa përputhen me qëllimet e përgjithshme të këtyre personave dhe me thelbin e këtyre të drejtave, lirive dhe detyrimeve.
- -Kam te drejte te shkollohem!
- -Kam te drejte te kem nje familje!
- -Kam te drejte te kem kujdes shendetesor!
- -Kam te drejte te jap mendimin tim!
- -Kam te drejte te mos bullizohem!
- -Kam te drejten e jetes!
- -Kam te drejten e barazise!
- *Demokracia liberale dhe zbatimi i saj.
- “Demokracia” si fjalë e ka prejardhjen nga greqishtja: demons-popull dhe kratiapushtet. E konceptuar kështu ajo nënkupton qeverisje nga populli. Ndërkohë demokracia mund të jetë e drejtpërdrejtë ose përfaqësuese. Demokracia e drejtpërdrejtë nënkupton që të gjithë shtetasit (apo pjesëtarët e një komuniteti të caktuar) kanë të drejtën të marrin pjesë në diskutimet dhe në vendimarrjet që ndikojnë drejtpërdrejt mbi jetën e tyre. Kjo lloj demokracie kuptohet që është e zbatueshme kur numri i shtetasve apo i komunitetit është i vogël (gjë që u jep mundësinë të gjithëve të përfshihen në vendimarrje) Por, kur numri i popullsisë është i madh atëherë ata zgjedhin përfaqësuesit e tyre, të cilët marrin vendime dhe miratojnë ligje në emrin e tyre. Kjo formë e demokracisë njihet si demokraci përfaqësuese. Studiues të ndryshëm japin përkufizime të ndryshme për demokracinë. Por nëse i referohemi një shteti demokratik, përkufizimi më i përshtatshëm do të ishte: “Demokracia ekziston kur marrëdhëniet midis të qeverisurve dhe qeverisë i përmbahen parimit se shteti është në shërbim të qytetarëve dhe jo anasjelltas, se qeveria ekziston për popullin, dhe jo anasjelltas.” 5 Pranohet gjerësisht se në një sistem demokratik, Demokracia mund te permblidhet ne: • zgjedhje të përgjithshme të lira • liri e organizimit • liria e fjalës dhe e shtypit • liria e opinionit • barazi përpara ligjit Egzistenca e demokracisë së brendshme në një parti politike është një parakusht për respektimin e demokracisë edhe në qeverisjen e vendit. Tek partitë politike gjejmë të zbatuar të dyja tipet e demokracisë: si demokracinë përfaqësuese, ashtu edhe atë të drejtpërdrejtë. Në shumicën e vendimarrjeve brenda forcës politike ushtrohet demokracia përfaqësuese, pra anëtarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në nivele drejtuese brenda forcës politike, të cilët marrin vendime të mandatuar nga anëtarët. Ndërkohë demokracia e drejtpërdrejtë (shpjegimin e së cilës e pamë më lart) gjen zbatim për rastet kur vendimarrjet janë të tilla që kërkojnë vendimin e vetë anëtarëve (pa mandatuar të tjerë). Parimi “Një anëtar, Një Votë” nënkupton zbatimin e demokracisë së drejtpërdrejtë në një parti politike.
- Me afrimin e ndrrimit të mot-moteve njerëzit shpeshherë reflektojnë dhe mendojnë si të ndryshojnë dicka. Me gjithë sakrificat dhe telashet që ballafaqohet sot një qytetarë i rëndomtë, unë mendoj se ai vend ka shumë hapësira për ndryshim dhe rrjedhimisht shpresoj se vlerat për tolerancë dhe rrespekt të ndërsjelltë janë qelësi që lejon hapësirë për mosmarrveshje por njëkohësisht krijon shtigje për zgjidhje në të ardhmen. Pra janë të dyja bashkë, toleranca dhe rrespekti, që janë baza themelore për synimin e çfardo progresi apo zhvillimi që e synon ajo shoqëri.Fillimisht duhet ti sqarojmë definicionet për tolerancën dhe rrespektin. Shpesh abuzohet me termin tolerancë duke u aluduar se toleranca është kriterë i mjaftueshëm për të arritur një harmoni. Toleranca pa rrespekt në fakt nënkupton vetëm të drejtën e njërit për tu shprehur, por jo edhe për tu ndëgjuar. Shkurt, toleranca është kur ti i lejon tjetrit të shprehesh por refuzon ta ndëgjosh atë, kurse rrespekti është gatishmëria për ta ndëgjuar se çfarë ka për të thënë, dhe njëkohësisht t’i rrespektosh të drejtën edhe nëse nuk pajton më atë çka thuhet.Pra, dikush mund të flet sepse i tolerohet të shprehet thjeshtë nga ligjet në fuqi, mirëpo shprehja e tij nuk ka ndonjë rezultat nëse injorohet nga të gjithë. Edhe te Galielo ka pas tolerancë për atë që e ka thënë, sepse edhe i burgosuri ka tolerance të flet me veten, mirëpo problemi ka qenë se kurrë nuk e kanë lejuar të ndëgjohet tek masa e gjerë, ose ndryshe thënë nuk e kanë rrespektuar mendimin e tij. Shkurt thënë, toleranca është vlerë që mbrohet nga ligjet në fuqi, që do të thotë se nuk është gjithmonë meritë e jona pse jemi tolerantë, kurse për të qenë i rrespektueshëm është arritje civilizuese e një shoqërie.
-
Comments
Post a Comment