Pashalleku i Shkodres..
VEPRIMTARI PRAKTIKE
Tema:Pashalleqet shqiptare
Lend:Histori
Punoi:Despina Kolefski
Pranoi:Laura Germenji
Klasa:VIIc
-Pashallëku i Shkodrës
Pashallëku i Shkodrës (1757–1831) ishte një pashallëk gjysëm i pavarur nën Perandorinë Osmane, i krijuar nga familja shqiptare e Bushatllinjëve. Territori fillestar i pashallëkut shtrihej rreth Shkodrës dhe rrethinës së saj, në territorin e sotëm të Shqipërisë veriore dhe Malit të Zi juglindor. Nën sundimin e Mahmud Pashë Bushatlliut arriti kulmin dhe në këtë kohë pjesë e pashallëkut ishte një pjesë e madhe e Shqipërisë, e Kosovës, pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe pjesa juglindore e Malit të Zi.
Tema:Pashalleqet shqiptare
Lend:Histori
Punoi:Despina Kolefski
Pranoi:Laura Germenji
Klasa:VIIc
-Pashallëku i Shkodrës
Pashallëku i Shkodrës (1757–1831) ishte një pashallëk gjysëm i pavarur nën Perandorinë Osmane, i krijuar nga familja shqiptare e Bushatllinjëve. Territori fillestar i pashallëkut shtrihej rreth Shkodrës dhe rrethinës së saj, në territorin e sotëm të Shqipërisë veriore dhe Malit të Zi juglindor. Nën sundimin e Mahmud Pashë Bushatlliut arriti kulmin dhe në këtë kohë pjesë e pashallëkut ishte një pjesë e madhe e Shqipërisë, e Kosovës, pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe pjesa juglindore e Malit të Zi.
Si rezultat i zhvillimit ekonomik, familje të mëdha feudale filluan të fuqizoheshin edhe politikisht e të shkëputeshin nga shteti osman. Pushteti qendror ishte i detyruar,që përfaqësues të këtyre familjeve t`i njihte si nënpunës të lartë. Në vitin 1757, Porta e Lartë e njohu Mehmet Bushatin si qeveritar të sanxhakut të Shkodrës dhe i dha gradën pashë. Ai vendosi qetësinë e rregullin në sanxhak, dhe zbatoi politikën e tolerancës fetare për katolikët, duke marrë nën mbrojteje klerin. Ai përkrahu tregtarët dhe nxiti zhvillimin e prodhimit zejtar. Mehmet pasha luftoi piraterinë ne det.Krahinave malore u njohu privilegjet e vetëqeverisjes dhe mori në shërbimin ushtarak shume malësorë. Për qeverisjen e sanxhakut vuri njerëz të ditur me përvojë dhe me emër të mirë. Pas sanxhakut të Shkodrës, Mehmet pasha hodhi vështrimin mbi Lezhën e Zadrimën dhe ia shkëputi sanxhakut të Dukagjinit. Ai bëri për vete krerët e Mirditës. Mehmet Plaku e zgjeroi ndikimin e vet në krahinat e Durrësit dhe Tiranës me lidhje martesore. Sipërmarrja e skelës së Durrësit re në duart e tij. Në vitin 1771 Porta e Lartë (Perandoria Osmane) i dha gradën e vezirit dhe qeverisjen e sanxhakëve të Shkodrës,Dukagjinit,Ohrit dhe Elbasanit. Kjo datë shënon krijimin e Pashallëkut të Shkodrës,si një grupim territorial politik i qënderueshëm që qeverisej në mënyrë autonome,brenda shtetit osman.
Mehmed Pashë Bushatlliu
Mehmed Pashë Bushatlliu ishte Pashai i Shkodrës në vitet 1768–1774, vinte familja e Bushatllinjëve nga Shkodra.Mehmed Bushati ishte i njohur edhe si Mehmed Plaku titull i dhënë atij për shkak se ai ishte Shejhu suri i Esnafit të terzinjëve të Shkodrës. Ai i takon merita për krijimin e Pashallëkut të Shkodrës, në të cilin sudoi prej viti 1768 deri në vitin 1774, kur u pasua nga Mustafa Pashë Bushati. Gjatë sundimit të tij ai arriti ti mposhtë piratët arabë dhe berberë nga qytetet bregdetare të Ulqinit dhe Tivarit të cilët në bashkëpunim me piratët shqiptarë kanë penguar tregtinë mes qyteteve italiane dhe Orientit.Gjatë Luftës Ruso-turke të viteve 1768–1774 ai arriti të bëhet Kapudan-i-derja (i barasvlefshëm me titullin Admiral) i Flotes perendimore Osmane
Kara Mahmud Pasha
Mendohet të ketë lindur mes 1742 dhe 1749-'54 në Shkodër, djali i dytë Mehmed pashë Plakut, sipas Dom Ndoc Nikajt i bie të ketë qenë i pari. Iku herët nga shtëpia - sipas konsujve Hahn e Hecquard - për arsye se kishte vrarë qehajain e të atit, Myrteza efendiun, sepse kishte shkelur besimin e mytesarifit dhe kishte përvetësuar. Shkoi në Stamboll, ku i përkrahur nga autoritetet shtetërore u shkollua në “Enderûn-ı Hümâyûn” (Shkolla Mbretërore e Brendshme). Rezultatet e larta të arritura dhe aftësitë që shfaqi, e shtynë Portën e Lartë së bashku me parinë e qytetit që të ndërmjetësonin pranë Mehmet pashë Plakut për falje. Më pas u emërua kajmekam i Shkodrës e pastaj allajbej, u bë pashë në moshën 18-20 vjeçare si shpërblim për trimërisë që tregoi në shtypjen e rebelimit grek në Moré në kohën e Luftës Ruso-Turke. Mbështetur në arkivin e Venedikut, autori Stavri Naçi si vit të zyrtarizimit të Kara Mahmudit jep vitin 1778.
Mustafa pashe Bushati
Mustafa Reshiti ose Mustafa Reshit Pashë Bushati ishte Pashai i Shkodrës në vitet 1810–1831. Ky fisnik vinte nga familja e Bushatllinjëve dhe është veziri i fundit i këtij oxhaku që sundoi Shkodrën.Ka qenë i biri i Mehmet Asaf Pashës, leu në Shkodër më 27 të hënës Ramazan, vjeti 1211 Hixhri. Në moshë të re arriti gradën e pashait. Përsa i përket admnistrimit të guvernaturës së vet i dha hov zhvillimit të bujqësisë: hapi kanale vaditës, duke shfrytëzuar ujin e Drinit, i dha rëndësi kulturës së orizit, pambukut dhe kulturave të tjera industriale e të drithërave.I dha rëndësi të veçantë institucioneve mësimore, pasuroi Biblioteka e Vakefit duke sjell libra të vlefshëm fetar dhe shkencor nga gjetkë.Mustafa Reshiti mbështeti trupat e Hurshid Pashasë gjatë shtypjes së Kryengritjes së Parë Serbe në vitin 1813, e cila ishte nën udhëheqjen e Karagjorgje Petroviqit. Mustafa Reshiti gjithashtu ka bërë përpjekje për të mbështetur njësitë shqiptare në Greqi gjatë trazirave që pasuan pas shkarkimit të Ali Pashës. Ai ishte dyshuar se ka ndihmuar jeniçerët dhe u shkarkua me dhunë nga pushteti nga Sulltan Mahmudit II, për shkak të rebelimit të tij kundër reformave turke mbas tre muajsh qendrese i rrethuar, u dorëzua.Sulltani e dënoi me vdekje, por mandej e fali dhe e gradoi sërish pasha, duke ia kthyer edhe pasurinë që ia kishte konfiskuar. Mbas disa transferimeve u emërua Shejhul-Haremi Nebevi (Mbrojtës i haremit profetik) i Medinës ku ai sundoi deri në vitin 1860 kur vdiq.
Comments
Post a Comment