Projekt muzike

-PROJEKT
Tema:Muzika operistike shqiptare.
LENDA:Muzike
Punoi:Despina Kolefski
Klasa:VIIc
Shkolla:Sotir Gurra
VITI SHKOLLOR:2019-2020
Muzika operistike shqiptare.
Opera shqiptare Mrika e kompozitorit te shquar shqiptar Prenk Jakova (1917--1969) me libret te shkrimtarit Llazar Siliqi, u shfaq në 1 dhjetor 1958 në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Ishte opera në kater akte dhe e vene në skene nga regjisori Andrea Skanjeti. Baze për krijimin e saj ishte vepra "Drite mbi Shqipëri". Kompozitori ynë mendoi mire për personazhet, karakterin e tyre, zhvillimin e situatave te dramës, te gërshetuar e te harmonizuara me muzikën në një mënyre profesionale e te bazuar mbi një eksperience te pasur. Ketë vepër që ishte një proces krejtësisht i ri, në te gjithë veprimtarinë e tij krijuese, Prenk Jakova e pasuroi me kënge, valle, pjesë korale, arie etj. duke e bere atë një operë kombëtare.
Puna për operan filloi në vitin 1956. Me një punë këmbëngulëse e vullnet te forte, Prenka fillon te hedhe në partiture notat e muzikës që ai kishte në imagjinatën e vet. Te gjithë punimet mbasi i kalonte në piano, çdo mbasdreke deri natën vone, i konsideronte te përfunduara. Te gjitha këto mandej i provonte me këngëtaret kryesore, amatoret Klotilde Shantoja, Florinda Gjergji Petrit Garuci, Ndrek Gjergji. Kompozitori ishte shume i vendosur dhe këmbënguljes për ta çuar punën deri në fund ashtu siç e kishte programuar ai vete. Në maj te vitit 1958 filloi puna për vënien në skene te operas. E gjithë trupa, këngëtaret, kori, valltaret, orkestra simfonike, ishin shume entuziaste dhe kishin një besim te madh në arritjen e qëllimit. Në atë kohe unë isha violinist i orkestrës simfonike dhe mbaj mend mire çdo gjë, që nga punë krijuese e Prenk Jakoves, preokupacioni i tij për orkestracionin e deri në punën që bënte veç e veç me solistet para ambientimit me skenën. Punohesh dite e nate me solistet, korin dhe orkestrën. Kormaestrat e operas së parë shqiptare MRIKA ishin Leonard Deda, Tonin Daija, Zef Beka dhe Tonin Zadeja. Rolin e Mrikes e ka sopranoja shkodrane Klotilde Shantoja, këngëtare me eksperience, por që për here te pare në jetën e saj, do te interpretoje në skenën e teatrit një rol te ri. Askush nuk ndihmoi nga Tirana, e megjithatë provat vazhduen me trupën shkodrane. Provat bëheshin here në shtëpinë e kulturës (me vone filarmonia e qytetit) here në teatrin Migjeni, fillon montimi i operas akt për akt dhe përfundimisht me 27 nëntor behet prove e përgjithshme. Prova kaloi me sukses. Me 1 dhjetor 1958 u be shfaqa e operas e cila pati një sukses te madh. Drama muzikore u vue me sukses te plote nga trupa e Shkodrës. Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin por edhe për libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, këngëtaret, korin, valltaret dhe orkestrantet. Me kujtohet natën e cfaqes një rast tepër emocionant. Kur Prenk Jakova zuri vend në podin e vet te dirigjimit, para orkestrës, i veshur me një kostum jeshil i errte, me një paraqitje elegante e me prezence, për te drejtuar orkestrën e vet pese minuta para se te hapesh sipari, flautisti i pare Tish Hila, që ishte njëkohësisht edhe argjendar i dhuron Prenkes një shkop ari si dhurate e orkestrës, me te cilin do te dirigjonte operan atë nate. Ishte me te vërtete një dhurate e veçante për kompozitorin e dirigjentin e tyre me te cilin do te punojshin se bashku edhe shume vite tjera. Ngjarjet e operas Mrika zhvillohen në vitet 50 dhe në to përshkruhet jeta e një vajzë mirditore dhe e familjes se saj. Aria e Mrikes, "dielli ka perendue", ka një ton lirik dhe shume tërheqës, po ashtu edhe aria e aktit te dyte "Oh ! C janë këto trazime" është po aq e bukur, tërheqëse dhe me shume elemente lirike dhe dramatike ashtu si e gjithë muzika që kompozitori ia ka përshtate vendit te ngjarjes, dialektit te folurit, veshjes dhe botëkuptimit.
Kompozitori i madh ka ditur te gërshetoje mire dhe me aftësi nivelin artistik te operas me koloritetin dhe impresivitetin e te kënduarit. Ai përdori te gjithë eksperiencën e tij te pasur në dobi te operas. Siç e thashë me sipër ai e drejtoi vete orkestrën solistet, korin, gjithë trupën. Raste te tilla ka shume, kur kompozitori është njëkohësish edhe drejtues i kompozimeve te veta. Unë do te përmende vetëm një rast te tillë. Felix Weingarner ka qene njëkohësisht edhe kompozitor, edhe dirigjent (1863--1942 ) dhe është autor i një libri në te cilin analizon te gjitha simfonitë e Beethovenit. Ai njëkohësisht si dirigjent ka qene i ftuar në shume shtete te Evropës. Opera Mrika u shfaq me vone edhe në Tirane nga trupa e TOB ku në rolet e saj interpretuan këngëtaret e njohur Marije Kraja, Luk Kacaj, Avni Mula, Ibrahim Tukiqi, Jorgji Velo... dhe me dirigjent Mustafa Krantja. Shfaqa pati sukses te plote. Tonin Zadeja, fagotisti i filarmonisë se Shkodrës, e vlerëson kështu operan Mrika te Prenk Jakoves " : Prenka foli në ketë opera me një gjuhe plot aroma dhe ngjyra shqiptare, ndërsa Albert Paparisto, i cili drejtoi një kohe orkestrën simfonike te Shkodrës, shprehet kështu : Prenk Jakova në operan e tij u tregue njohës dhe mjeshtër i dramaturgjisë muzikore operistike... Për suksesin e arritur Prenk Jakova u dekorue me Urdhrin e Punës te Klasit te Pare dhe me Çmimin e Republikës ndërsa me vone i akordohet titulli Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit. Por është për tu çuditur dhe për te ardhe keq që Shkodra, për te cilën Prenka punoi aq shume dhe i dedikoi te gjithë atë krijimtari muzikore, nuk i akordoi asnjë titull, te paktën Nderi i qytetit te Shkodrës. Në vitin 1966 Prenk Jakova fillon punën kryesore për operan Skënderbeu. Ai për ketë krijim shfrytëzoi veprën e Marin Barletit, Historia e Skënderbeut. Ai ishte i bindur se një krijim i kësaj natyre, një trajtim muzikor i ngjarjes nuk ishte një gjë e lehte. Ndryshonte shume nga opera e pare, sepse kërkonte një mjeshtri tjetër, te larte. Poeti Llazar Siliqi edhe për ketë operë që i gatshëm. Prenka bashkëpunon me Llazarin dhe ky bashkëpunim është i frutshëm. Me te dorëzuar libretin, Prenka fillon kompozimin e muzikës me vendosmëri e me besim te plote. Mbrenda një kohe shume te shkurte ai shtroi te gjithë punën në piano dhe menjëherë fillon te merret me pjesën me te vështire, me orkestracionin, veçse duhet te themi se ai ishte mjeshtër i madh i orkestracionit. Fillon aq mire te kombinoje muzikën me ngjarjet duke paraqite çdo efekt muzikor te secilit instrument dhe grup instrumentash në harmoni me rrjedhjen e ngjarjeve në skene, me rolet e këngëtarëve, sopranos tenorit, baritonit, basit, korit etj. Kur orkestracioni kish filluar dhe po behej simbas grafikut që e kish përcaktuar kompozitori, që veprën ta dorëzonte mbrenda afatit, për çudi, e gjithë vepra iu nënshtrue një kontrolli krejtësisht te panevojshëm. Prenk Jakova mbajti një qëndrim kritik duke iu kundërvene te gjithë atyre që donin te bënin ndryshime ose shkurtime. Si ishte e mundur te ndodhte një gjë e tillë ? Pse ? Nuk ka te drejte askush te vere dore në një kompozim, te beje ndryshime apo shkurtime te pjesëve muzikore që i ka kompozuar kompozitori. Kush ishin ata njerëz, pse e bënin ketë punë te poshtër. Opera Skënderbeu si kryevepër e kompozitorit Prenk Jakova nuk që as një diskutim dhe as ndonjë raport mbledhje partije apo kongresi që munde te kishte nevoje për ndonjë shkurtim apo qortim. Ajo ishte një vepër muzikore, një vepër madhështore. Muzika dhe orkestracioni janë te lidhura shume ngushtë me njëna tjetrën. Çdo kompozitor e shkruen muzikën në kuadrin e orkestracionit për çdo instrument sipas tonit, timbrit dhe koloritetit. Është kompozitori ai që përcakton rolin e instrumentit në orkestër. Instrumenti muzikor përdoret simbas veçorive dramatike te tonit te tij, dhe ketë Prenk Jakova e ka ditur shume mire, bile me mire se çdo kompozitor tjetër sepse ai ishte edhe muzikant. Ai e njihte shume mire jo vetëm klarinetën, por edhe obone, flautin, fagotin, instrumentat e tunxhit. Prenka, në operan Skënderbeu, i jep një rol te veçante jo vetëm frymoreve te drurit por edhe instrumentave tjerë. Pra. Prenka ishte një artist i vërtete sepse e shihte në praktike ekzekutimin e muzikës se orkestruar simbas orkestracionit te bere, ashtu siç e ka pasur në imagjinatën e vet, për tonin, melodinë dhe ritmin. Atëherë si është e mundur që një vepre muzikore ti ndryshohet orkestracioni apo ti bëhen ndryshime kur çdo note, mase e kompozimit ka dale nga imagjinata e kompozitorit ! Por ata që donin ta bënin ketë punë ishin instruktore partie me disa specialiste xhahilë, injorante. Një orvajtje e tillë ishte një çmenduri që ndodhte vetëm në Shqipërinë e diktaturës komuniste, dhe munde te them me plot kompetence që një gjë si kjo nuk ka ndodhe as edhe në ndonjë vend ish komunist te lindjes. Bile asnjë rast i tillë nuk është vene re në bote qysh nga krijimi i operas se pare te Claudio Monteverdit, 400 vjet me pare. Munde te ndodhe që kompozitori vdes dhe le pa përfunduar muzikën e një akti apo muzikën e ndonjë kohe te koncertit apo simfonisë si në rastin e simfonisë se 8 te te pa mbaruar te Franz Schubert. Në ketë rast e merr përsipër ta përfundoje aktin ose kohen një kompozitor ose grup kompozitoresh. Kështu ndodhi në operan e Puccinit, TURANDOT, në te cilën kompozitori nuk arriti te përfundoje aktin e trete. Në vitin1926 kur po shfaqej për herë te pare opera në La Scala te Milanos, dirigjenti i shquar italian Arturo Toscanini, mbasi mbaroi se drejtuari masat e fundit te shkruara prej Puccinit, iu drejtua publikut (audiencës) duke thëne : "Lapsa e Maestros deri këtu shkroi". Me vone, një tjetër kompozitor Franco Alfano, i bazuar në disa nota që kish lene Puccini, e përfundoi aktin e trete, dhe sot e kësaj dite opera shfaqet e tillë. Ajo punë e fëlliqur e atyre specialisteve te muzikës bashkë me instruktoret e partisë dëmtuan rende Prenk Jakoven, e lodhen se tepërmi atë. Me në fund ndihmuan në përgatitjen e operas që te dorëzohej mbrenda afatit te kërkuar dirigjenti i njohur Mustafa Krantja, kompozitoret Tish Daija.

Muzika operistike.
Opera /ˈɒpre/ (italisht: [ˈɔːpera]; anglisht shumës: operat; italisht shumës: opere [ˈɔːpere]) është një formë e artit , në të cilin këngëtarë dhe muzikantë performojne një pune dramatike duke kombinuar tekstin (libreton) dhe bazen muzikore, zakonisht në një mjedis teatral. Në opera tradicionale, këngëtarët bejne dy lloje të të kënduarit: recitatativ, nje stil i influencuar nga fjalimet dhe arias,nje stil me melodik. Opera përfshin shumë elemente të teatrit te folur, të tilla si dramën, poezinë, aktrimin, , skenografinë, kostumografinë, dhe ndonjëherë përfshin vallezim. Performanca është zakonisht jepet në një shtepi opere, e shoqëruar nga një orkestër apo nje amsambel muzikor me te vogel, i cili që në fillim të viteve 1800, ka qenë e drejtuar nga një dirigjent.
Opera eshte pjese e tradites se muzikes klasike te perendimit. Ajo ka filluar ne Itali në fund të shekullit të 16-të (me vepren e humbur te Jacopo Peris'e Dafne, të prodhuar në Firence më 1598) dhe shpejt u përhapën nëpër pjesën tjetër të Evropës: Schütz në Gjermani, Lully në Francë, dhe Purcell në Angli, ku te gjitha ndihmuan per te arritur traditat nacionale te tyre te shekullit te 17. Ne shekullin e 18 opera italiane vazhdoi të dominojë shumicën e Evropës (përveç Francës), duke joshur kompozitore te huaj si Hendel. Opera seria ishte nje nga format me prestigjioze te operave italiane,derisa Gluk kundershtoi artificialitetin e saj me operat "reforma" te tij ne 1760. Në vitet 2000, figura me e njohur e fundit te shekullit të 18 ne opera është Mozart, i cili filloi me opera seria por është më e njohur , opera komike italiane, sidomos Martesa e Figaros (Le Nozze Di Figaro), Don Gjovani, dhe Così fan tutte, si dhe Flauta Magjike (Die Zauberflöte), si nje pike referimi ne traditen gjermane. Kompozitoret te operes jane:Xhohakino Rosini,Bedzhi Smetana,Rihad Vagneri,Zhosh Brize,Mozarti,Betoveni etj.Opera e pare Kosovare është Goca Kaçanikut dhe Dasma Arbresh nga kompozitori Rauf Dhomi.Ndersa ajo shqiptare Mrika Prenk Jakova.Opera e parë shqiptare eshte shkruar nga Lata Makubej ne vitin 1913.Kompozitori Martin Gjokaj autor i tekstit Gjergj Fishta.

Xhuzepe Verdi
Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori me njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit te XIX. Ai mbetet si njeri nder kompozitoret me te njohur te botes ne historinë e operës. Verdi u lind me 10 tetor 1813 ne fshatin La Ronkole te Italisë Veriore, ne një familje te varfër. Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqen qysh herët por shkollimi që i vështire ngase kishte origjine nga fshati dhe mungesë te mjeteve materiale.
Ne moshën 18 vjeçare dëshiron te regjistrohet ne konservatorin e Milanos, por u refuzua për shkak se kishte kaluar moshën e paraparë dhe se nuk zotëronte mire pianon, për këtë arsye Verdit u detyrua që Muzikën ta mësoj privatisht dhe njëkohësisht te punoj që ta siguronte ekzistencën. Ne saje te talentit te rralle dhe zellit te madh Verdi arriti te kompensonte mësimet që do ti bënte ne konservatorio, ai meqë punonte si instrumentist ne qytetzen Buseto, arriti te krijonte operat e para që do te shfaqeshin ne Milano. Ai përveç punës për ngritjen e tij profesionale, lexonte veprat e Hygos, Sherlit, Dymas, Shekspirit etj, e që këto do te bëheshin mbështetje për krijimin e libretove te operave te tij te njohura. Xhyzepe Verdi jetoj ne kohen kur populli i tij po luftonte për Çlirimin dhe bashkimin e atdheut prandaj ky ishte dëshmitar dhe pjesëmarrës ne këto luftëra. Faza e pare e krijtarisë se Verdit frymëzohet nga këto ngjarje prandaj kjo etape mund te quhet si etapa Revolucionare e Verdit, gjate kësaj kohe ai arrin suksesin e vet te pare me operën Nabukodonozor e cila me përmbajtjen e saj alegorike aludonte lëvizjen revolucionare te Rizorgjimentos (Rilindjes) që nga kjo operë emri i Verdit u be siombol i kësaj levizje që shprehej me (VIVA Vitori Emannuel) rroftë Vitorio Emanueli mbreti i Italisë pra i brohorisnin mbretit te Italisë ne vend te atij te Austrisë nën sundimin e te cilit ishte Italia. Korali nga opera Nabukodonozor këndohej si kënge patriotike nga masat italiane.
Prenk Jakova

Prenkë Jakova (Shkodër, 27 qershor 1917 - 16 shtator 1969) ka qenë arsimtar, muzikant, kompozitor dhe autori i operës së parë shqiptare titulluar Mrika. Këngët e tij Syrin tek qershia dhe Margjelo janë shumë të njohura dhe për shkak të popullaritetit që gëzojnë shumëkush i identifikon si këngë popullore shkodrane.U lind më 1917 në një familje qytetare me prejardhje nga Gjakova, i biri i Kolës së Dedë Jakovës. Gjyshi i tij, Deda, qe i dhënë pas muzikës dhe i binte klarinetës në Kolegjin Saverian. I ati, Kola, qe pjesëmarrës dhe organizator në frontin e Luftës së Koplikut. Prenka kishte edhe dy vëllezër, Dedën dhe Çeskun, që do të bëheshin fotograf dhe muzikant përkatësisht.
Jakova ndoqi shkollën fillore në vitet 1924-1929 në shkollën Skenderbeg, dhe më pas vijoi në liceun Illyricum në qytetin e lindjes, ku ndër të tjerë i dha mësim edhe Át Martin Gjoka. Gjatë shkollimit të mesëm, kaloi nga liceu në gjimnazin e përgjithshëm të Shkodrës, të cilin e kreu më 1935. Gjatë shkollës qe anëtar i bandës së shkollë dhe me nxitjen e të atit nisi të aktronte në shoqëritë teatrore Bogdani dhe Vllaznia. Më tej banda e shkollës u shndërrua në bandën e qytetit dhe Jakova qe klarinetisti i saj. Gjatë kësaj periudhe Jakova nisi të shkruante motive muzikore mbështetur në motivet e këngëve popullore të mirënjohura, ndër të cilat Delja rudëHajrediniBesa e një trimi dhe Shkoj e vi flutrim si zogu.
Kur qe 18 vjeç u caktua drejtor artistik i bandës së shkollës, ku luanin asokohe të vegjlit Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni dhe kompozitorë të tjerë të ardhshëm shqiptarë. Jakova nisi të kompozojë marshe dhe kantata. Më 2 janar 1936 u dërgua që të jepte mësim në Bërdicë, ku dha mësime muzike dhe për vete nxuri kitarrën. Përgjatë verës së 1939 bleu një fizarmonikë dhe mësoi t'i binte edhe asaj; vjeshtën e po atij viti u caktua që të jepte mësim në internatin e Oroshit, ku shkroi një pjesë muzikore për fizarmonikë të titulluar Malli dhe më pas Fyellin e bariut. Më 1940 Jakova u transferua në Shkodër, ku shkroi pjesë muzikore për fëmijë dhe operetën me dy hapje Kopshti i Xhuxhmaxhuxhëve. Vitin shkollor 1941-42 Jakova u caktua që të jepte mësim në Katërkollë të krahinës së Krajës, sot në Mal të Zi.

Comments

Popular posts from this blog

Shperberja e Perandorise Osmane dhe krijimi i shteteve nacionale ne Ballkan...

Muzika ne periudhen e romantizmit.

Pashalleku i Shkodres..